Motosport

Gasli thumbon Hemiltonin: Me një Uilliams ose një Has, do dilte i fundit

Në prag të nisjes së Botërorit të ri të Formulës 1, nuk mungojnë thumbat mes pilotëve dhe skuderive. Piloti francez i Alpha Taurit, Pierr Gasli, ka shigjetuar së fundi Ljuis Hemiltonin, edhe pse e konsideron si më të mirin 7 herë kampionin e botës.

Pierr Gasli, piloti francez. Gazeta Si, 21 shkurt 2022

“Për fat të keq në sportin tonë, pjesa e mekanikëve është përgjegjëse jo pak në rezultatin final. Edhe pse është piloti më i mirë i Formulës 1, në timonin e një makine Uilliams apo një makine Has, Ljuis Hemilton nuk do të dilte as i treti dhe as i pesti: do ta përfundonte garën në vend të 17-të apo të 18-të”.

Këto janë fjalët e Pierr Gaslit gjatë transmetimit të “Mashup”. Interesant është fakti që piloti i Alpha Taurit, – një ekip satelit i Red Bull-it, – ka marrë si pikë referimi pilotin e Mercedesit rival dhe jo Maks Vershtapenin, me të cilin mund të ketë ndonjë qejfmbetje të vjetër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë