Një punonjës i Gardës së Republikës dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit. Policia bën me dije se 29-vjeçari me iniciale M.G., është paraqitur gjatë mbrëmjes së të dielës në Spitalin Rajonal të Durrësit për të marrë shërbim shëndetësor, pasi kishte marrë një plumb në trup prej armës së zjarrit të shërbimit.
Më pas, i riu ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen duke thënë se nuk e kishte qëlluar njeri, por është vetëplagosur në mënyrë aksidentale. Aktualisht, ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




