Gjatë kësaj jave, Policia Rrugore ka kapur e gjobitur 185 drejtues mjetesh që kryenin gara shpejtësie, manovra të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësi tej normave të lejuara. Ndërkohë që 124 drejtues mjetesh luksoze janë ndëshkuar për parkime mbi trotuar.
Po ashtu, janë ndëshkuar 503 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 361 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit, 122 drejtues të motomjeteve për mosvendosje të kasës mbrojtëse, 290 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, 41 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 3789 masa të tjera për shkelje të ndryshme.
Njëkohësisht janë arrestuar 23 drejtues mjetesh, nga këta 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 3 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Policia ka pezulluar dhe 129 dhe ka bllokuar 16 mjete për shkelje të ndryshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




