Vetëm 39 kandidatë për hetues nga 60 që duhet të ketë Byroja Kombëtare e Hetimit, kanë arritur të kalojnë Fazën e Intervistës.
BKH thotë në një njoftim për mediat se kandidatët e kualifikuar do vijojnë t’iu nënshtrohen testeve, ku i fundit është ai i Poligrafit, udhëzimet për të cilët do të jepen më 2 dhjetor.
“Kandidatët e kualifikuar, do të plotësojnë deklaratën e pasurisë dhe interesave private e kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë. Deklarata e pasurisë, e plotësuar, do të dërgohen të skanuara, me e-mail, në adresën [email protected], jo më vonë se data, 02.12.2020”, thuhet në njoftimin e BKH-së.
Testi i fundit që do t’i nënshtrohen kandidatët e kualifikuar, është ai i Poligrafit, udhëzimet për të cilët do të jepen më 2 dhjetor.
“Faza e Intervistës u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Shqipëri”, thotë ndër të tjera BKH-ja.
Në garën për hetues kanë qenë mbi 600 kandidatë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




