Ambasadorja Yuri Kim, ka reaguar pas dërgimit për miratim nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në Kuvend, të kandidatit Altin Binaj për vakancën në Gjykatën Kushtetuese.
Në një postim në Twitter, ambasadorja amerikane shprehet se Shqipëria këtë javë do të ketë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për funksionalitetit e Gjykatës Kushtetuese
“Sot, KED përfundoi vlerësimin dhe i dërgoi Parlamentit listën e kandidatëve të kualifikuar për Gjykatën Kushtetuese. Kjo do të thotë që Shqipëria do të ketë këtë javë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për ta bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese. Sapo Presidenca të emërojë gjyqtarin e saj, Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale. Faleminderit të gjithëve për ndërmarrjen e masave urgjente!”, shkruan Yuri Kim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




