Thuajse gjysma e kandidatëve për të qënë hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit janë skualifikuar nga Komisioni i Përzgjedhjes sepse nuk kanë ditur të bëjnë një ese.
Komisioni i Përzgjedhjes ka përfunduar procesin e vlerësimit të “Testimit me shkrim të ESESE ” për të gjithë kandidatët (104 kandidatë) për pozicionin e punës ” Hetues ” në Byronë Kombëtare të Hetimit.
Në përfundim të këtij procesi rezultojnë të kualifikuar vetëm 55 kandidatë që do të vijojnë fazat e tjera të konkurrimit.
Për 49 kandidatët e tjerë procesi i konkurrimit është ndërprerë në këtë fazë.
Kandidatët e kualifikuar do të vijojnë me fazën tjetër atë të “Intervistës” që do të zhvillohet nga mesi i muajit nëntor dhe do të zgjasë një javë si proces.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




