Nga Gazeta ‘Si’- Komisioni i Ligjeve iu ka dhënë “OK të gjitha 26 kandidatëve për Avokatin e Popullit. Tashmë “topi” është në duart e Grupeve Parlamentare për të mbështeut me firmë kandidatët në listë.
Që kandidatët të kalojnë për votim në Kuvend, duhet që së pari të sigurojnë 28 firma deputetësh.
Partia Demokratike ka firmosur për disa kandidatë që vijnë nga radhët e saj, pasi një deputet është lejuar që të mbështesë më shumë se një kandidat, ndërkohë që nga PS, asnjë deputet, ende s’ka firmosur.
Më herët, Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu bëri thirrje grupeve të tjera që të ulen dhe t’i japin fund ngërçit prej tre vitesh dhe të zgjedhin zëvendësuesin e Erinda Ballancës.
26 Kandidatët
1. Adriana Kalaja
2. Aranita Brahaj
3. Anton Kosteri
4. Anton Lleshaj
5. Besim Ndregjoni
6. Dardan Mustafaj
7. Endri Papajorgji
8. Endrit Shabani
9. Fatjona Male
10. Genta Tafa
11. Gerti Shella
12. Gëzim Allaraj
13. Ismail Tafani
14. Jola Hysaj
15. Juliana Hoxha
16. Laureta Roshi
17. Lulzim Hamitaj
18. Mirela Biba
19. Myrteza Myftari
20. Robert Gajda
21. Saimir Vishaj
22. Shkëlqim Sulo
23. Suela Koçibellinj
24. Tartar Bazaj
25. Valentina Teodoresku
26. Skënder Haluci
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



