Motosport

Gara e Kinës nuk zëvendësohet, Botërori i Formula 1 zyrtarisht me 23 etapa

Gazeta Si – Edhe këtë vit nuk do të garohet në Kinë dhe kjo garë nuk do të zëvendësohet në kalendarin e 2023-shit. Edicioni i fundit i një gare në Shangai është ai i katër viteve më parë.

Botërori i Formula 1 2023 do të ketë 23 gara. Përfundimisht është anuluar Çmimi i Madh i Kinës, që organizatorët e Botërorit kanë vendosur të mos e zëvendësojnë. Ata kanë publikuar kalendarin zyrtar, që me këtë ndryshim do të ketë një ndërprerje prej gati një muaji mes garave të Australisë më 2 prill dhe asaj të Azerbajxhanit më 30 prill.

Nga nje gare ne pisten e Shangait. Gazeta Si, 17 janar 2023

Gara e Shhangait duhej të zhvillohej më 16 prill, sipas kalendarit të mëparshëm. Botërori për të katërtin vit radhazi duhet të bëjë pa një prej tregjeve të tij kryesore. Fituesit e fundit të Çmimit të Madh të Kinës (në 2019-ën) mbeten Ljuis Hemilton dhe Mercedesi.

Botërori 2023 i Formula 1 fillon të dielën e 5 marsit në Bahrein dhe mbyllet të dielën e 26 nëntorit në Abu Dhabi. Maks Vershtapen është kampioni në fuqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë