Shendet

Gara 1 trilion dollarëshe e farmaceutikës: Pse ende s’ka zgjidhje për kancerin e pankreasit

Njerëzit me forma agresive të kancerit në gji, mushkëri dhe prostatë, po shohin shpresë, ofruar nga kompanitë farmaceutike, që po krijojnë trajtime të reja.

Por një armë e re për të luftuar formën më vdekjeprurëse të kancerit, atë në pankreas, që vret 7 në 8 pacientë brenda 5 vitesh, nuk është zhvilluar ende.

Terapitë kimio me Folfirinox, janë një koktejl me 4 medikamente, njëri i aprovuar në 1962-shin.

“Pothuajse të gjithë pacientët që vijnë marrin një sërë drogrash së bashku”, thotë Anirban Maitra, një onkologjist në qendrën e kërkimit për kancerin pankreatik, në Teksas. “Kjo është pika e dobët e luftës kundër kancerit”.

Progresi ndaj kancerit më të vështirë për t’u trajtuar është thelbësor për të kthyer kancerin në një sëmundje më të menaxhueshme – një urgjencë e përshpejtuar pas rritjes së rasteve tek të rinjtë.

Edhe pse grupet farmaceutike kanë shpenzuar më shumë se 1 trilion dollarë për të zbuluar trajtime për kancerin e pankreasit, zorrës dhe trurit, ka qenë e pamundur.

Arsyeja pse disa lloje të kancerit janë anashkaluar në vazhdën e inovacionit dhe marrëveshjeve është pjesërisht rezultat i biologjisë komplekse që i bën ato të patrajtueshme nga produkte të synuara gjerësisht si ilaçet e llojit Keytruda, të miratuara tani për 40 forma të sëmundjes.

Por problemi është gjithashtu pasojë e asaj ku prodhuesit e barnave, qeveritë dhe organizatat bamirëse vendosin bastet e tyre për kërkimin dhe zhvillimin.

Pothuajse gjysma e 2.143 kërkimeve të nisura vitin e kaluar u përqendruan në kancerin e gjirit, mushkërive dhe gjakut, ndërsa pak më pak se 8% po studionin trajtimet e kancerit të pankreasit, sipas të dhënave.

Studiuesit e kancerit pankreatik kanë përfituar 317 dollarë në fonde publike dhe private për çdo vdekje në botë nga 2016-a në 2020-n, krahasuar me gati 3.600 dollarë grante për vdekje për kancerin e gjirit, sipas një studimi të Lancet të botuar vitin e kaluar.

Financimi me grante është i papërfillshëm përballë shpenzimeve farmaceutike, por është jetësore për më shumë kërkime. Fondi total global i granteve për kancerin arriti 13 mld dollarë në 2019-n, ndërsa grupet amerikane të farmaceutikës shpenzuan privatisht 83 mld dollarë në kërkime.

Një tjetër problem në këtë betejë është se ky lloj kanceri nuk merr aq vëmendje sa llojet e tjera.

“Kanceri i pankreasit nuk ka pacientë për të bërë fushata, sepse të gjithë vdesin”, thotë Julie Fleshman, drejtuese e rrjetit të Veprimit për Kancerin Pankreatik. Ajo shtoi se zhvillimi i një ilaçi është ndërprerë nga një histori e gjatë dështimesh, ku kompanitë shpeznojnë qindra miliona dollarë për trajtime që rezultojnë të pasuksesshme.

Charlie Fuchs, kreu i qendrës onkologjike në Genentech, tha se “nga pikëpamja komerciale, ai që konsiderohet më shumë është kanceri i gjirit”.

Mungesa e trajtimeve të reja për forma të caktuara të sëmundjes shpjegon ekzaltimin e investitorëve në aksionet eRevolution Medicines. Vlera e tregut të grupit të bioteknologjisë është rritur rreth 50% në më shumë se 7 miliardë dollarë këtë vit, pasi ai publikoi të dhëna në fazat e hershme që tregojnë se imunoterapia e tij e re pengoi rritjen e tumorit në llojin më të zakonshëm të kancerit të pankreasit.

Për Mark Goldsmith, drejtues, inovacioni i munguarnë këtë fushë është një padrejtësi.

“Gjëja e fundit që mund të bësh brenda një kompanie të madhe është të shkosh tek një klinikë e t’i thuash ‘kam një ilaç të ri që do të shërojë kancerin e pankreasit’. Do të të çojnë në fund të radhës së pritjes”, tha ai.

Claire Myerson, një 54-vjeçare, ish-drejtuese IT, është një ndër ata që ka përfituar nga fokusi i industrisë farmaceutike drejt kancerave “më të famshëm”.

Ajo ka marrë mjekim për kancer të avancuar të gjirit në metastazë që prej 2015-s. ndërsa

“Është e mundur të jetosh me kancer në metastazë. Jo e lehtë, por e mundur”, tha ajo. Ajo merr ilaçe që sulmojnë proteinën HER2, që gjendet në tumor dhe dikur kjo zgjidhje nuk ekzistonte.

Progresi në këto fusha tregon se si shkenca mund të rrisë shanset e shpëtimit nga kanceri. Enhertu, krijuar nga AstraZeneca dhe grupi japonez Daiichi Sankyo, ka qenë ilaçi më i suksesshëm që vret këto proteina, por ende nuk është i disponueshëm për shëndetin publik.

“Më herët ishte lajm i keq nëse kishe shenja të HER2, por tani industria ka evoluar aq shumë sa do të doje të dilje pozitiv me HER2”, thotë John Marshall, një onokologjist në Uashington.

Dy medikamentet që Marshall përdori për të trajtuar pacientët e tij me kancer në zorrë, Cetuximab dhe Vectibix, janë aprovuar para dy dekadash. “Nuk ka pasur progres në 20 vite për kancerin e zorrës”, thotë ai.

Por, trajtime të reja janë në horizont. BioNTech dhe Genentech po bashëkpunojnë për një vaksinë kundër kancerit në zorrë, që synon të ndalojë rritjen e tumorit pas operacionit dhe fazat e para të provës kanë qenë premtuese. Ata po punojnë edhe për një vaksinë të kancerit në pankreas, por është ende në faza të hershme.

Kreu i Genentech, Fuchs thotë se ata synojnë më shumë se “arritje të vogla”. Një vaksinë e kancerit në pankreas “është një avancim madhor dhe me rëndësi jo vetëm per shëndetin publik, por edhe për biznesin”.

Kompania farmacetuike Bristol Myers Squibb, mori një aprovim nga FDA sivjet për një ilaç të ri imunoterapeutik që godet të njëjtat gjene si ilaçi i Revolution Medicine, si një opsion dytësor i trajtimit të rasteve më të vogla të kancerit në zorrë.

Mutacioni në pikëpyetje është KRAS, që deri para një dekade konsiderohej i pashërueshëm. Tashmë, grupet farmaceutike po studiojnë variante të ndryshme.

“A është e lehtë? Absolutisht jo. Kërkon durim, elasticitet dhe shumë raste dështimi para suksesit”, thotë Samit Hiraëat, shef në Bristol Myers.

KRAS është prezent në 90% të rasteve me kancet pankreatik, 40% në kancerin e zorrës dhe 15% tek mushkëria, tre format më vdekjeprurëse të sëmundjes.

Kanceri i pankreasit ka qenë një “landfill” i trajtimeve të reja, thotë Goldsmith, sepse nuk është një kancer që imuniteti e njeh, që do të thotë se nuk i përgjigjet ilaçeve imunoterapeutike që synojnë të ndalojnë përhapjen.

Duke aktivizuar KRAS, ilaçet e reja mund të kthejnë qelizat kancerogjene të pankreasti në një “tumor të nxehtë” që është më i kapshëm nga sistemi imunitar duke rritur mundësitë që mund t’i përgjigjet dhe trajtimit.

“Njerëzit kanë provuar imunoterapitë në këto sëmundje, terapitë e përqëndruara, nuk kan qenë të lënë pas dore. Tumoret nuk janë gjithmonë të ndjeshëm ndaj gjërave që kanë funksionuar më herët”, thotë Jacob Van Naarden, onkolog.

Një test gjaku që konfirmon kancerin e prostatës ka 3 dekada që ekziston në SHBA, ndërsa një muaj më parë, një test  ngjashëm, i njohur si biopsi e lëngshme, u miratuar për kancerin e zorrës. Një test i tillë për pankreasin, do ende shumë rrugë.

Helmy Eltoukhy, drejtues i Guardant Health, kompanisë që ka krijuar testin e kancerit të zorrës, thotë se kjo gjë premton “zhdukjen e pabarazisë shëndetësore”.

Rreth 30% e të rriturve të kualifikuar të moshës 45 vjeç e lart në SHBA humbasin provimin e kolonoskopisë, i cili kërkon që pacientët të shmangin ushqimin për 24 orë përpara procedurës dhe të qetësohen.

Christy Ëilliams, një grua 45-vjeçare, që ka shpëtuar nga kanceri i zorrës pas dy operacioneve dhe disa raunde kimioterapie, tha se ajo e ka vonuar kolonoskopinë e saj sepse ishte e sikletosur. “Njerëzit vdesin nga turpi”, tha ajo.

Krijimi i testeve të gjakur për të kontrolluar disa lloje kancerash është thelbësore edhe për atë të pankreasit, thotë Eltoukhy.

Shkencëtarët në Qendrën Mjekësore Kombëtare të City of Hope në Kaliforni kanë zhvilluar një test të kancerit të pankreasit në fazën e hershme që gjetjet paraprake sugjerojnë se mund të ketë më shumë se 90% saktësi. "Nëse e kapni kancerin e pankreasit herët, ju mund t'i trajtoni këta pacientë në mënyrë kirurgjikale, por gjithashtu përdorni disa nga trajtimet e reja në zhvillim për pacientët e fazës së mëvonshme," tha Ajay Goel, i cili drejtoi hulumtimin.

Pavarësisht se kërkon shumë kohë për të arritur trajtimet dhe testet e reja shumë të nevojshme, onkologët e specializuar në kanceret më vdekjeprurëse nuk kanë hequr dorë nga shpresa.

“Nuk kam pasur kurrë më shumë shpresë – me kuptimin më të mirë të biologjisë dhe tregjet e mëdha që presin të kapen nga ekzaminimi deri te terapitë e reja – se jemi në prag të përparimit për kanceret më të vështira për t’u trajtuar. "tha Marshall.

Burimi:FinancialTimes/Përshati:Gazeta 'SI'


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë