Gazeta Si – Që në javën e parë të kampionatit të Superiores pati lëvizje në stolat e saj. Laçi shkarkoi trajnerin Stavri Nica dhe jo për një humbje, por vetëm se barazoi me Erzenin. Mund të jetë një rekord më vete. Në stolin kurbinas u ul Skerdi Bejzade.
Tani, pas javës së dytë, Kukësi shkarkoi trajnerin Rrahman Hallaçi për shkak të rezultateve të dobëta (2 humbje). Edhe ky mund të jetë një rekord më vete për Superioren, me dy trajnerë të shkarkuar vetëm pas dy javëve të para.

Por gallata më e madhe është se Kukësi e ka zëvendësuar Hallaçin pikërisht me trajnerin e shkarkuar që në javën e parë, Nicën. Pas asaj që ndodhi me presidentin Safet Gjici, skuadra verilindore duket në vështirësi të mëdha dhe është kandidate kryesore për të rënë nga kategoria.
Kukësi dhe Laçi, kështu si e kanë nisur, pa dyshim janë skuadrat që gjatë kampionatit do të bëjnë më shumë ndryshime në stolat e tyre. Me këtë ritëm, Superiorja ndoshta do të vendosë rekord këtë sezon sa i përket ndryshimit të trajnerëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




