Nga Gazeta Si – Mbrëmja e të hënës iu përket më të Mirëve në futbollin shqiptar. Galaja e zhvilluar në Teatrin e Operas dhe Baletit në Pallatin e Kulturës celebron lojtarët, trainerët dhe arbitrat më të spikatur në vitin futbollistik në vend.
Dy çmimet e para që u akorduan ishin për Shënuesin më të Mirë për djem dhe vajza.

- Për të dytin edicion rradhazi, Këpucën e Artë për djem e mori sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj

- “Këpucën e Artë” për vajza (për të 5-in edicion) e mori sulmuesja e Vllaznisë, Megi Doçi
Pas tyre i erdhi rradha “Arbitrit më të Mirë”

- Këtë çmim e meritoi Arbitri Kreshnik Cjapi
Gjatë mbrëmjes Gala u shpallën edhe Talentet e Vitit 2025

- “Talenti i Vitit” për djem u shpall Fabjan Përndreca

- “Talentja e Vitit” për vajza u shpall Xhesika Ndoj
Pas votimeve të gazetarëve dhe analistëve sportivë, u shpall edhe Formacioni i Vitit 2025 që u shpall nga dy Legjenda si Mujo Targaj dhe Kreshnik Çipi:

- Portier: Mario Dajsinani (Egnatia)
- Mbrojtës: Emiljan Musta (AF Elbasani), Arbenit Xhemajli (Egnatia), Naser Aliji (Dinamo City), Abdurrahman Fangaj (Egnatia)
- Mesfushorë: Adnard Mehmeti (Partizani), Albano Aleksi (Egnatia), Esat Mala (Vllaznia)
- Sulmues: Dejvi Bregu (Dinamo City), Bekim Balaj (Vllaznia), Baton Zabërgja (Dinamo City)
Por Formacioni i Vitit nuk mund të jetë i plotësuar pa “Trainerin e Vitit”

- “Traineri i Vitit” për të dytin edicion rradhazi u shpall, Edlir Tetova
Një çmim u dha edhe nga tifozët e Kombëtares për Zemrën Kuqezi

- Çmimi “Zemër Kuqezi” shkoi për mbrojtësin Mario Mitaj
Pas Mitajt ishte rradha e një tjetër mbrojtësi të ngjitej në plate, Kapitenit Gjimshiti.

- Berat Gjimshiti u përzgjodh nga bashkëlojtarët e Kombëtares për të dytin vit rradhazi si “Lojtari i Vitit kuqezi”
Për mbërritjen në Playoff-in e Botërorit, ishte rezervuar një çmim edhe për lojtarët e Kombëtares

Presidenti Armando Duka nderoi 12 lojtarë kuqezinj me çmimin “Endërr Botërori”
- Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Naser Aliji, Kristjan Asllani, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Klisman Çeka, Alen Sherri, Mario Dajsinani, Juljan Shehu dhe Nazmi Gripshi
Me kalimin e minutave dhe çmimeve i erdhi rradha Topit të Artë për djem dhe vajza, trofe që shkoi sërish në Shkodër:

- “Topin e Artë” për djem e fitoi për të 3-ën herë, sulmuesi kuqeblu, Bekim Balaj

- “Topin e Artë” për vajza e fitoi për të 5-ë herë, sulmuesja kuqeblu, Megi Doçi

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




