Analize

G7, Trump: Rusia duhet të jetë pjesë e G8. Conte: Italia dakord. Macron kërkon takim me liderët e BE-së

Përpara samitit të G7 në Kanada presidenti francez Emmanuel Macron ka kërkuar një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel, kreun e qeverisë britanike Theresa May, kryeministrin italian Giuseppe Conte e drejtuesit e lartë të BE-së .

Shefi i Elysée u tha gazetarëve se qëndrimi i SHBA kërkon "rinovimin e frontit europian", ndërsa Presidenti Trump, para se të nisej për në Kanada, tha: "Kam qenë ëndrra më e keqe e Rusisë. Jam i sigurt se Putin në këtë moment po mendon ‘ah sikur të kishte fituar Hillary Clinton!’. Megjithatë mendoj që duhet ti lejojmë Rusisë që të kthehet në këtë samit". Kryemiinistri italian, Giuseppe Conte, ka shkruar në tweeter "Jam dakord me Presidentin Trump:  Rusia duhet të rihyjë në G8. Është në interesin e të gjithëve ".

Conte më pas ka folur me gazetarët, duke u përpjekur të zbusë deklaratat e tij në Twitter: në një çështje të mprehtë, ku ekziston mundësia e Italisë të vendosë veton për rinovimin e sanksioneve të BE-së në Rusi, kryeminsitri u shpreh "do të vlerësojmë pozicionet, duhet të fillojmë një herë G7. Jemi të hapur për dialog, por kjo nuk do të thotë të zhbëjmë një rrugë të përcaktuar, e lidhur edhe me zbatimin e marrëveshjeve të Minskut ". Në lidhje me disiplinën e rregullores së Dublinit përsa i përket emigranëtve ka deklaruar që ekziston " një pakënaqësi totale e Italisë me propozimet e diskutuara aktualisht, Italia nuk mund të lihet vetëm në menaxhimin e flukseve migratore ". Në lidhje me çështjen në fjalë ai tha "Italia do të mbajë një pozicion të moderuar, do përpiqemi të kuptojmë arsyet që sjellin mbajtjen e pozicioneve të caktuara dhe do të veprojmë sipas situatës".

"Jam i bindur që vendet europiane të  G7 do të mbajnë të njëjtin qëndrim" edhe përsa i përket Rusisë, "ndoshta jo në detaje, por në linjën e përgjithshme ", deklaroi më pas kreu i Këshillit të Ministrave të BE-së Donald Tusk. "Nuk ka divergjenca mes Italisë dhe Europës", shtoi ai, me Conten kam patur një "takim të mirë miqësor bilateral ".

Mund të quhet G7 e përçarjes, samiti që do të çertifikojë ndarjen e madhe të Perëndimit të shkaktuar nga Donald Trump në lidhje me tregtinë e Iranit dhe gjithashtu edhe të Rusisë. Me të panjohurën italiane: shqetësimi që përshkon pjesëmarrjen ndërkombëtare të kryeministrit nuk është vetëm pyetja e paraqitur nga gjashtë delegacionet e tjera, "por kush është Giuseppe Conte?". Dyshimet janë gjithashtu të lidhura me thelbin e çështjes: "Çfarë do të bëjë Italia me tarifat dhe Rusia gjithashtu? A do të ndahet me të vërtetë Evropa duke e bërë të pafuqishme në sy të Trump dhe Vladimir Putin?".

E në fakt çështja do të përcilllet në mëngjeisn kanadez, gjatë takimit të parë mes Conte e krerëve të BE-së, Donald Tusk e Jean-Claude Juncker, e do të përsëritet për kryeministrin e ri që arriti deri këtu me objektivin e paqartë të "mbrojtjes së popullit italian" - nga të mëdhenjtë e tjerë gjatë ditës, duke filluar nga Angela Merkel dhe Emmanuel Macron.

Kryeministri mbërriti mbrëmë me fluturimin e shtetit, si çdo udhëheqës i planetit në samitet ndërkombëtare, por la të kuptojë keqardhjen e tij që nuk pati kohë për të organizuar udhëtimin me avion të linjave të zakonshme. Për fat të mirë të kanadezëve që do ta kishin përjetuar si ëndërr të keqe menaxhimin e sigurisë të një kryemnistri me status turistik.

Që qëndrimi i Italisë është thelbësor për ekuilibrat botëror e tregon tensioni i lartë i G7 i Charlevoix, në Quebec: më parë Trump ka kërcënuar se nuk do të vijë në  Kanada për të tradhëtuar samitin, më pas nisi të sulmojë Justin Trudeau e Macron për kundërshtinë ndaj tarifave amerikane në lidhje me tregtinë e lirë: "Ju lutem, thuajini kryeministrit Trudeau dhe presidnetit Macron se po i imponojnë SHBA-ve tarifa masive dhe po krijojnë barriera jo monetare. Teprica tregtare e BE-së me SHBA-të është 151 miliarddollarë. Të paduruar për t'i parë ata nesër, "shkroi kreu i Shtëpisë së Bardhë në Twitter duke u kapur me Trudeau për" faktin se ata ngarkojnë deri në 300% të produkteve të qumështit, duke dëmtuar fermerët tanë, për të na  vrarë bujqësinë!".

E nëse duket e vështirë që shtatë të mëdhenjtë mund të formulojnë komunikatën klasike finale të samitit si pasojë e Trump, ‘The Donald’ ka bërë me dije se nesër në mëngjes do të lërë punimet e samitit herët, për të shkuar në Singapor. Veprim i studiuar për të nënvizuar konsideratën e pakët që presidenti amerikan ka për aleatët.

Kanada, Trump do të lërë G7 për të fluturuar drejt Singaporittek Kim. Rampini: "Veprim i pashembullt"

Në lidhje me tarifat rrezikohet një spirale e luftës tregtare, e nëse Italia (siç u përmend nga Matteo Salvini) do duhej të hiqej qafe nga fronti europian duke negociuar zgjidhje ad hoc me Uashingtonin, sepse Europa (e cila ka arritur të mbetet kompakt në muajt e fundit) do të ishte fundi, që do të dobësonte 27 vende përpara Trump (shansi i vetëm për të luftuar ngacmimin e SHBA është për të negociuar në bllok). Nëse pastaj Roma vepron njësoj edhe për Rusinë (ripërtëritja e sanksioneve të BE do të vendoset më 28 qershor në Bruksel), Bashkimi do të humbiste çdo forcë në lidhje me Putinin.

Pra, me Perëndimin e përçarë,rreziku qëndron se Italia do ta pluhuroste me vendime anarkike. E gjithë kjo para se të fillojë beteja e vërtetë mes BE-së dhe Italisë, ose ajo mbi llogaritë publike, baza e përplasjes përfundimtare që mund të hedhë në erë euron. Kjo është korniza e G7 që kanadezët e kanë vendosur në natyrën spektakolare të Charlevoix. Një samit, ndër të tjera, rrethuar nga demonstruesit të cilët tashmë janë ndeshur me policinë e Quebec që nga dje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë