Ekonomi

G7: Ekonomia elastike ndaj goditjeve, por rritet pasiguria për të ardhmen

Gazeta Si – Në komunikatën përfundimtare të takimit të Nigatas, ministrat e Ekonomisë kanë vënë theksin te nevoja për të ‘qëndruar vigjilentë”. Për klimën është thënë se duhen ndërmarrë veprime në shkallë të gjerë.

Nga takimi i G7-ës në Japoni rezulton se ekonomia globale “ka treguar elasticitet ndaj goditjeve të shumta, mes tyre pandemia, lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe inflacioni”.

Ministrat e Financave te G7 ne Japoni. Gazeta Si, 13 maj 2023

Ministrat e Financave, të mbledhur në Nigata, kanë arritur në konkluzionin se “duhet gjithsesi të mbetemi vigjilentë dhe fleksibël në politikat makroekonomike në kontekstin e një pasigurie në rritje karshi perspektivave ekonomike globale”. Nga të gjithë është garantuar një impenjim maksimal në luftën kundër ndryshimeve klimaterike.

“Jemi të përqendruar te klima, do të ndërmarrim një plan në shkallë të gjerë. Jemi të vendosur për ta përballuar me urgjencë ndryshimin klimaterik, nëpërmjet një plani me shkallë të gjerë në këtë 10-vjeçar kritik. Qëllimi është për ta mbajtur brenda 1.5 gradëve rritjen e temperaturës globale”, – thuhet në komunikatën përmbyllëse të takimit të G7-ës.

Në këtë komunikatë nënvizohet gjithashtu “nevoja për të forcuar bashkëpunimin dhe koordinimin ndërkombëtar për politikat e zbutjes së ndryshimeve klimaterike brenda G7-ës”. Më tej shkruhet se ka një impenjim serioz “për të rritur përpjekjet e përbashkëta për financimet për klimën, me qëllimin për të përballuar dy objektivat e zbutjes dhe përshtatjes klimaterike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë