Nga Gazeta ‘Si’- Sekretariati i Etikës së Kuvendit ka marrë vendimin që të përjashtojë me 20 ditë deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka, pas përplasjeve dhe tensioneve të ashpra në Kuvend seancën e të enjtes.
Po ashtu, edhe deputetja demokrate, Elda Hoti është përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, ndërsa Albana Vokshi nuk ka marrë asnjë masë ndëshkuese.
Partia Socialiste kishte kërkuar përjashtimin e të tre deputeteve të PD-së.
Ndërkohë Sekretariati i Etikës rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike, e cila kishte kërkuar përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës.
Tensionet nisën gjatë seancës së pasi kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, bëri thirrje për të mbajtur 1 minutë heshtje për 35 vjetorin e masakrës së fundit komuniste, më 2 prill 1991 në Shkodër.
PD e cilësoi si provokim, ndërsa situata u tensionua edhe gjatë momenteve të pushimit, teksa Noka i drejtohet Ballës, duke i thënë se “do të të rrjep si kec” dhe “Të bëj atë që nuk të shkon në mendje”.
Një tjetër përplasje u regjistrua me deputeten e PD, Elda Hoti, e cila i mori kartën e mikrofonit deputetes socialiste Bora Muzhaqi.
Në këtë moment ndërhyri edhe Taulant Balla, i cili debatoi ashpër me Hotin. Tensione pati gjithashtu edhe mes Albana Vokshit dhe deputetes së PS, Bora Muzhaqi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje