Ka ndodhur

Futet për t’u larë në lumë, por e merr rrjedha. Mbytet 18-vjeçari në Shkodër

Një 18-vjeçar është mbytur mesditën e sotme në lumin Buna. Nga të dhënat paraprake mësohet se i riu ishte futur për t’u larë dhe dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit, ku edhe për pasojë ka humbur jetën. Policia në bashkëpunim me banorët e zonës kanë kërkuar përgjatë rrjedhës së lumit dhe kanë gjetur trupit e pajetë të 18-vjeçarit. 

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në fshatin Obot, është futur për t’u larë në lumin Buna, shtetasi R. D., 18 vjeç, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit dhe si pasojë është mbytur. 

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me banorët e zonës kanë kërkuar përgjatë rrjedhës së lumit, ku kanë gjetur trupit e pajetë të 18-vjeçarit. 

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë