Ka ndodhur

Futen në det për t’u larë, 2 viktima nga sulmi në zemër në Spille e Velipojë

Gazeta Si - Dy viktima janë shënuar këtë të hënë si pasojë e problemeve shëndetësore pasi janë futur për t’u larë në det.

Një 66-vjeçar në Spille të Kavajës ndërroi jetë sapo ka rënë në kontakt me ujin, pasi pësuar arrest kardiak. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40, ku viktima është identifikuar si M. H., banues në Lekaj, Kavajë.

“Rreth orës 12:40, në Spille, shtetasi M. H., rreth 66 vjeç, banues në Lekaj, Kavajë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

Po ashtu, trupi i një 60-vjeçari në Velipojë, ende i paidentifikuar, është nxjerrë në breg nga dallgët e ujit dhe më pas është konstatuar nga pushues të tjerë të cilët menjëherë kanë njoftuar autoambulancën dhe policinë.

Dyshohet se 60-vjeçari ka pësuar një atak kardiak duke humbur jetën në mënyrë të menjëhershme.

Sipas burimeve nga vendngjarja për afro 15 minuta trupi i pajetë ka qëndruar mbi ujë sepse pushuesit e tjerë nuk e kanë ditur se ishte mbytur derisa uji e nxori në breg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë