Ka ndodhur

Futet për t’u freskuar në rezervuar, mbytet 74-vjeçari në Prezë

Një 74-vjeçar është mbytur këtë të enjte në një rezervuar në Tiranë. Viktima është me inicialet M.T. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Palaq, Prezë.

Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga deklarimet e familjarëve dyshohet se i moshuari ka hyrë për t’u freskuar në rezervuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë