Gazeta Si – Katër persona janë arrestuar nga policia gjatë një operacioni për goditjen futjes së mallrave kontrabandë në vendin tonë.
Në pranga janë vënë transportuesit e mallrave në rrugën “5 Maji” dhe dy administratorë biznesesh që do të merrnin porosinë.
Si rezultat i operacionit policor të koduar “Free road 3”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: B. M., 33 vjeç, banues në Kukës, A. K., 41 vjeç, banues në Tiranë; A. K., 34 vjeç, dhe B. I., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë, administratorë të dy subjekteve tregtare, njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




