Ka ndodhur

Futën të miturin me forcë në makinë dhe i morën varësen, arrestohen 2 të rinj në Kamëz

Gazeta Si – Dy të rinj kanë rënë në pranga në Kamëz, pasi i morën me dhunë varësen e floririt një të mituri. Ngjarja ka ndodhur në Bathore, ku dy 21-vjeçarët futën më dhunë në një automjet të miturin dhe i morën varësen që mbante në qafë.

Policia sekuestroi varësen e floririt, një aparat celular dhe automjetin e përdorur nga 2 autorët e dyshuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë