Nga Gazeta Si – Nga Bundesliga në Shtetet e Bashkuara: Thomas Müller po ndjek një rrugë që shumë të tjerë e bënë ndër vite.
Nëse Legjenda si Franz Beckenbauer dhe Gerd Müller ishin ndër pionerët që kaluan Oqeanin, pasardhës si Marco Reus dhe Emil Forsberg vazhduan traditën e largimit nga Gjermania përtej Atlantikut.

Ikona e futbollit për klube dhe Kombëtaren në “Bundesrepublik”, Beckenbauer – 4 herë kampion në Bundesliga me Bayern – fitoi gjithcka përpara se të bashkohej me New York Cosmos në vitin 1977.
Kampion i Evropës dhe Botës me Gjermaninë, “Der Kaiser” ishte 3 herë fitues i Kupës së Kampioneve me gjigandin bavarez.
Ndaj firma te Cosmos ku luajti përkrah Legjendës “verdeoro”, Pelé, ishte një moment sensacional për sportin në SHBA.

Shoku i Beckenbauer te Bayern dhe Gjermania, Gerd Müller ndoqi hapat e tij për tu transferuar në “North American Soccer League” në vitin 1979.
Gerd Müller firmosi me “Fort Lauderdale Strikers” dhe shënoi 38 gola në 71 ndeshje për skuadrën në Miami.

Një tjetër kampion Bote dhe lojtari me numrin më të madh të ndeshjeve për Gjermaninë, Lothar Matthäus ndoqi të njëjtin rrugëtim.
Ai u shpall kampion me Bayern dhe në SHBA me MetroStars, që sot njihet si New York Red Bulls. Në hapat e tyre ecën së fundi lojtarët e mëposhtëm:

– Marco Reus, nga Borussia Dortmund te LA Galaxy
– Emil Forsberg, nga RB Leipzig te New York Red Bulls
– Marco Fabián, nga Eintracht Frankfurt te Philadelphia Union
– Roman Bürki, nga Borussia Dortmund te St. Louis City
– Marcel Hartel, nga St. Pauli te St. Louis City
– Thomas Müller, nga Bayern te Vancouver Whitecaps
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



