Futboll

Futbollistët që luajtën me Chelsea-n dhe Arsenal-in në Premier League

Pas firmës së Noni Madueke te Gunners, le të hedhim një sy tek lojtarët që janë transferuar mes dy klubeve Londineze. Nuk ndodh shpesh që një lojtar të transferohet mes tradicionaleve “big six” dhe është diçka akoma më e rrallë që kjo të ndodhë dy herë në një dritare transferimi. Por kalimi i Kepa-s dhe Noni Madueke-s nga Chelsea te Arsenal këtë muaj e çuan totalin e blerjeve nga “Blues” te “Gunners” nga Mikel Arteta, në 6 për 66 muajt e fundit. Më poshtë ju njohim me lojtarët më të famshëm që këmbyen fanellat e dy klubeve Londineze në Epokën e Premier League:

-Kepa (nga Chelsea te Arsenal në 2025)
-Ashley Cole (nga Arsenal te Chelsea në 2006)
-Kai Havertz (nga Chelsea te Arsenal në 2023)
-David Luiz (nga Chelsea te Arsenal në 2019)
-Jorginho (nga Chelsea te Arsenal në 2023)
-William Gallas (nga Chelsea te Arsenal në 2006)
-Petr Cech (nga Chelsea te Arsenal në 2015)
-Olivier Giroud (nga Arsenal te Chelsea në 2018)
-Willian (nga Chelsea te Arsenal në 2020)
-Lassana Diarra (nga Chelsea te Arsenal në 2007)
-Yossi Benayoun (nga Chelsea te Arsenal në 2011)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë