Nga Gazeta Si – Nga ora 13:30 e të dielës e deri në orën 21:00 të së hënës, futbolli shqiptar zbret në fushë për raundin e 15 në Kategorinë Superiore dhe atë të Parë. Janë inferiorët që ngrenë siparin me 4 ndeshje:
- Kukësi – Iliria 13:30
- Kastrioti – Apolonia 07.12.2025 13:30
- AF Luftëtari – Lushnja 07.12.2025 13:30
- Korabi – KF Laçi 13:30
Derbi i juglindjes, mes Skënderbeut dhe Pogradecit do të zhvillohet në orën 15:30. Mes vendasve (me një ndeshje më pak) dhe miqve qëndrojnë 11 pikë, por liqenorët duan vendin e dytë në dëm të Laçit.
Mesditën e sotme luhet edhe sfida:
- Bylis vs. Teuta 13:30
Në qytetin e Ballshit, mallakastriotët kanë vetëm 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit, ndërsa durrsakët vetëm 1 në po kaq ndeshje.
Perdja e të dielës mbyllet me Derbin e kryeqytetit në “Air Albania”:

- Tirana vs. Partizani 18:00
Bardheblutë në krizë të plotë shpresojnë në ndonjë mrekulli përballë të kuqve që ëndërrojnë një sukses si ai i danimovitëve, pak ditë më parë. 10 pikë dhe 4 pozicione i ndajnë skuadrat 14 javëve.
Të hënën është sërish Kategoria e Parë që del fillimisht në fushë:
- Besa vs. Burreli 13:30
Verdhezinjtë nuk ishin të gjëndje të mbanin në stol as Shpëtim Duron dhe kriza është në prag me rrëzimin e mundshëm në Kategorinë e Dytë.
Jo shumë pas fundit të kësaj sfide, është rradha e Superiores:
- Egnatia – FK Vora 16:00
Pas “shakasë” vlonjate dhe pa Tetovën në stol, vendasit kërkojnë kthimin e menjëhershëm tek rezultatet pozitive.

Mbrëmja ul siparin e këtij raundi me dy sfidat e fundit:
- AF Elbasani – Vllaznia 19:00
- Flamurtari – Dinamo City 19:00
Në “Elbasan Arena” luhet për kreun, ku vendas dhe miq vijnë pas barazimeve një javë më parë. AF Elbasani ka 2 fitore e 3 barazime në 5 ndeshjet e fundit ndërsa Vllaznia, 1 fitore, 3 barazime e 1 humbje.
Fitorja në Rrogozhinë, ka rritur oreksin e kuqezinjtë Moriero-s që kërkojnë edhe “kokën” e Dinamo City-t në shtëpi.
Blutë kryeqytetas kanë 10 pikë më shumë se vendasit dhe tashmë nuk fshihen në objektivin e tyre për shpalljen kampionë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



