Futboll

Futbolli përtej Brexit/ Britanikët llogariten komunitarë, favor për Milan&co

Gazeta Si – Federata Italiane e Futbollit ka dhënë ‘ok’-in për modifikimin e rregullores sa i takon çështjes së futbollistëve britanikë. Milani është klubi që përfiton më shumë nga ky ndryshim.

Modifikimi i rregullores ka të bëjë me federimin e futbollistëve ekstrakomunitarë. Nga sot, sportistët me kombësi britanike llogariten njësoj si ata komunitarë, siç ka ndodhur më parë me zviceranët.

Kjo do të thotë se kuqezinjtë kanë një vend më shumë në dispozicion për një tjetër federim nga momenti që anglezi Ruben Loftus-Çik, i ardhur nga Çelsi, nuk është ekstrakomunitar.

Çështja kishte avancuar formalisht nga Federata Italiane, më pas ‘Coni’ i hapi rrugën procedimit pa pasur nevojën e akteve zyrtare. Kështu ka ardhur edhe vendimi për modifikimin e rregullores, që nuk prek vetëm Milanin, por edhe klube të tjera të Serisë A, duke ndryshuar ekuilibrat e merkatos.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë