Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot në zyrën e tij, Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, për t’u informuar mbi situatën e futbollit shqiptar, pasi ditët e fundit Federata ka bërë gati një plan pune për rifillimin e aktiviteteve.
Kreu i Shtetit u njoh me protokollin sanitar të përgatitur nga ekipi mjekësor i FSHF-së, sipas udhëzimeve të UEFA-s, për rifillimin e aktiviteteve futbollistike. Sakaq presidenti Meta u shpreh se ashtu si edhe në shumë vende të tjera, edhe ne t’i rikthehemi në kushtet e reja dhe me protokollin e duhur sanitar, jetës futbollistike, por edhe sportive në vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




