Të caktosh titullin kampion pas një ndalesë dy mujore, shumë intensive. Kjo mund të jetë zgjidhja e vetme që askush të mos kontestojë asgjë në Serie A. Duke nisur nga fillimi i majit – data e hipotizuar 2 – e deri në 28 qershor pa u ndalur asnjëherë, me 17 javë mes kampionatit – nëntë fundjava plus tre turne në mesjavë – e kupat evropiane, për të cilat do të jenë të destinuara në pesë data. Ky është skenari i aprovuar nga të gjithë klubet, por që ka nevojë për aprovimin e UEFA, që të martën 17 do të komunikojë zyrtarisht fatin e Euro 2020, i destinuar të shtyhet në 2021.
Skenarë, hipoteza, programe që sidoqoftë mund të jetë aprovohen ose anulohen nga sot në nesër. Emergjenca koronavirus ka në këtë moment prioritet mbi gjithçka. Champions e Europa League – referon ‘Gazzetta dello Sport’ – mund të rifillojnë në prill, ndoshta me sfida teke në fushë neutrale. Në këtë pikë do të sakrifikohej Kupa e Italisë, që do të spostohej në fillim të sezonit të ardhshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




