Futboll

Risia, Duka: Nuk ka Europë për klubet pa ekip femrash

Futbolli i femrave në Shqipëri ende është në nivele të ulëta. Megjithatë, plani është që në vazhdim të ketë më shumë prioritete dhe të krijohet mundësia për të pasur një masivizim. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ftuar në studion e emisionit “Wake Up” në Top Channel, ka folur edhe për të ardhmen e futbollit të femrave, ku një nga synimet kryesore është që futbolli të mos shihet më si një lojë mashkullore, por si një lojë kolektive, një lojë për të gjithë shoqërinë pa dallime gjinore., ndërsa theksoi  se pas dy edicioneve, se një klub nuk do të marrë pjesë në Europë nëse nuk do të ketë ekip femrash. 

“Futbolli është lojë e bukur, por njihet si lojë mashkullore.  Shqiptarët e duan këtë sport.  Synimi është të bëjmë futbollin një lojë kolektive. Ne kemi bërë projekte dhe strategji, iniciativa për t’a afruar femrën me futbollin. E kemi pasur prioritet, por nuk kemi orientuar buxhetet tona atje. Ne kemi orientuar mbi 10% të buxhetit tonë, pra kemi të bëjmë me pagesa direkte. Kjo do ndodhë jo vetëm në ekipe, por edhe në shkolla. Vetëm për edicionin e ardhshëm është programuar një buxhet rreth 700  milionë euro.

Pas dy edicionesh, një skuadër nuk do marri pjesë në Europë nëse nuk do ketë një ekip femrash. Ne duhet të krijojmë kushte më të mira se djemve. Vajzat e duan dhe e shohin futbollin, por pse mos t’a luajnë. Shifrat? 700-800 mijë euro do kenë të bëjnë me rrogat e lojtarëve dhe trajnerëve të femrave. Sa i përket buxhetit, do jetë 1 milionë euro në sezon. Ky projekt është 5-vjeçar dhe nis nga sezoni tjetër”, shprehet Duka


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë