Kombetarja

Futboll femra/ Shqipëria njeh kundërshtarët e Ligës së Kombeve 2023-2024

Gazeta Si – Kombëtarja shqiptare në futboll për femra ka mësuar sot emrat e tri skuadrave kundërshtare në Ligën e Kombeve 2023-2024. Shorti i ka vendosur vajzat kuqezi në Grupin B1, bashkë me Irlandën, Irlandën e Veriut dhe Hungarinë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima synon ta rritë sa më shumë nivelin e saj. Ndeshjet e para do të luhen në muajin shtator, kurse ato përmbyllëse në dhjetor. Kalendari është përcaktuar me sistemin vajtje-ardhje, që do të thotë se vajzat kuqezi kanë 6 ndeshje në total.

Vajzat kuqezi festojne nje gol. Gazeta Si, 2 maj 2023

Skema e UEFA-s parashikon që 4 skuadra kryesuese në grupet e tyre në Ligën B do të ngjiten në Ligën A. Katër skuadrat e dyta të Ligës B ndeshen me katër skuadra të renditura në vendet e treta në Ligën A.

Tre ekipet e renditura në vendet e treta në Ligën B luajnë kundër tre ekipeve të renditura më mirë në grupin C, ndërsa vendi i tretë më i dobët në Ligën B dhe katër vendet e fundit të secilit grup zbresin automatikisht në Ligën C.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë