Shqipëria U-17 në futboll për femra, e drejtuar nga trajneri Agustin Kola, ka barazuar sot 3-3 me Azerbajxhanin në stadiumin “Elbasan Arena”. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2021/2022.
Trajneri Kola aktivizoi në këtë ndeshje këtë formacion: Synaj, Tori, Bilinishta, Maxhalaku (Dida), Marku (Coka), Danaj (Muça), Kodra, Borci, Methoxha, Alijaj, Kallbaqi (Habili). Skuadra jonë kaloi në avantazh me një penallti të kthyer në gol nga Klaudia Borci. Më pas vajzat kuqezi shënuan edhe golin e dytë me Juarda Alijaj.
Por Azerbajzhani përmbysi gjithçka në 2-3 për pak minuta. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën, edhe pas ndërrimeve të trajnerit Kola, Shqipëria barazoi shifrat me Jehona Cokën dhe gjithçka u mbyll 3-3. Shqipëria mban vendin e tretë në Grupin B pas 2 ndeshjesh. Në këtë grup bën pjesë edhe Mali i Zi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




