Futboll

Futboll dhe studime? Në Itali 4.8% e lojtarëve profesionistë janë të diplomuar

Gazeta Si – Të studiosh dhe të jesh futbollist profesionist është pak e vështirë, por jo e pamundur. Sipas një kërkimi të fundit në Itali nga ‘Aic’, sot 4.8% e futbollistëve të Serisë A, B dhe C janë të diplomuar.

Është një e dhënë që ka pësuar rritje gjatë viteve të fundit. Dhe duke analizuar kategori të veçanta, vihet re se të dhënat janë vërtet për t’u marrë në konsideratë. Seria A ka një përqindje lojtarësh të diplomuar në 2% të totalit. Sportistë që kanë studiuar në ekonomi, apo shkencat motorike.

Foto ilustruese. lojtaret e Italise, duke festuar nje gol. Gazeta Si, 7 maj 2022

Në Serinë B, në një numër lojtarësh të diplomuar prej 4.7% të totalit, diplomat më të përhapura janë në shkenca motorike dhe dhe menaxhim sporti. Vetëm 1% e futbollistëve të kategorisë kadete është diplomuar në ekonomi, por duhet thënë se ka edhe lojtarë të diplomuar në filozofi dhe jurisprudencë (0.3% e totalit).

Në Lega Pro, përqindja e lojtarëve të diplomuar shkon deri në 5.7%. Edhe në këtë kategori, ekonomia dhe shkencat motorike janë më të preferuarat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë