Nga Gazeta Si – Festat kombëtare, këtë vit do të shoqërohen edhe nga Kategoria Superiore dhe ajo e Parë.
Në ndryshim nga vite të shkuara që në datat 28-29 Nëntor zhvillohej “Kupa Pavarësia” me pjesëmarrjene skuadrave kampione nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi plus Flamurtarin, këtë vit do të jetë ndryshe.
Katër ndeshje do të luhen sot për Kategorinë Superiore dhe të Parën.
Do të jetë kjo e dyta që do të startojë javën e 13 në orën 13:30 me sfidat:
- Besa vs. Korabi
- Skënderbeu vs Lushnja
Nuk pritet të kenë problem vendasit në Korçë, ndërsa ata në Kavajë duhet të fitojnë me çdo kusht për të larguar fantazmat e rënies në të Dytën.
Kategoria Superiore do të zbresë në fushë në orën 18:00 me dy përballjet e para për raundin e 13:
- AF Elbasani vs. Partizani
- Vllaznia vs Teuta
Provë force për vendasit në Elbasan dhe Shkodër që shihen si pretendentët kryesorë për zbritjen e Egnatias nga froni.

Të shtunën do të zhvillohen 7 takimet e mbetura në futbollin shqiptar.
Kategoria e Parë nis ditën në orën 13:30 sipas këtij kalendari:
- Pogradeci vs. Iliria
- AF Luftëtari vs. Apolonia
- Kukësi vs. Burreli
- Kastrioti vs. Laçi
Edhe Kategoria Superiore do të zbresë në fushë paralelisht me ndeshjet:
- Tirana vs. Egnatia
- Bylis vs. Dinamo City
Ndërsa në orën 16:30, sipari ulet në Vlorë nga sfida:
- Flamurtari vs. Vora
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



