Futboll

Futboll dhe Covid, në Itali rikthehet detyrimi për maskën në stadiume

Qeveria italiane po përgatitet të marrë masa më të forta për të parandaluar infektimin nga Covid-i. Pritet të ketë norma dhe rregulla të reja edhe për eventet sportive, duke parë situatën me variantin Omicron.

Konkretisht, edhe në ‘zonat e bardha’ në stadiume do të rikthehet detyrimi për mbajtjen e maskës nga tifozët, por nuk do të ketë ulje të kapacitetit, që do të mbetet në masën 75%. Dekreti me normat e reja do të miratohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave.

Valentina Vezzali, nensekretare e sportit ne Itali. Gazeta Si, 23 dhjetor 2021

“Jam e kënaqur për propozimin në lidhet me mbajtjen e detyruar të maskës në eventet sportive”, – ka thënë së fundi nënsekretarja e sportit, Valentina Vezzali, duke komentuar fjalët për norma të reja në stadiume, që do të parandalonin përhapjen e virusit.

“Në pritje të vendimeve nga Këshilli i Ministrave, – ka shtuar Vezzali, – kërkoj nga klubet sportive dhe organizatorët e eventeve të intensifikojnë kontrollet për të shmangur përhapjen e virusit dhe pasoja të tjera, që do të sillnin shtrëngimin e mëtejshëm të masave”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë