Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masë sigurimi “Arrest në burg” për Ndriçim Kroin, policin e burgjeve, i cili fuste lëndë narkotike brenda ambienteve të burgut.
Të njëjtën masë sigurie, prokuroria e kërkon edhe për dy bashkëpunëtorët, të paraburgosurin Gerald Stamolla dhe familjaren e tij Esmeralda Komici.
Ndriçim Kroi, gjatë orëve që nuk ishte në punë, punonte si shitës ambulant në qytetin e Elbasanit, duke shitur telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë. Në vendin ku shiste, ai merrte porosi nga të afërmit e të paraburgosurve dhe ua sillte në burgun e Elbasanit.
Shumat për lëndën narkotike varionin 100-200 mijë lekë të vjetra.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



