Një furgon me banane është grabitur mëngjesin e së mërkurës në Fushë-Krujë. Mësohet se tre persona të maskuar kanë kërcënuar shoferin.
Sipas policisë, në polici rreth orës 03:45 të mëngjesit është paraqitur F. B., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili denoncoi vjedhjen.
Ai ka pohuar se persona të maskuar e kanë kërcënuar me sende të forta dhe më pas i kanë marrë edhe furgonin e mallrave që transportonte banane.
Më tej, policia ka mundur që ta gjejë mjetin në Kurbin. Për rastin janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




