Të gjitha rrugët të çojnë te Igli Tare që mbetet në pole position edhe pas takimit të pasdites së djeshme me Giorgio Furlani-n në kryeqytetin Italian. Ishte etapa e parë e një turi të shkurtër për Milani-n e të nesërmes. Për të mbërritur tek shtrëngimi i duarve duhen të paktën 3 takime pasi në të djeshmin nuk u fol për kontratën e shqiptarit. Për të cilën duhet të ketë një takim me Gerry Cardinale-n me të cilin Tare bisedoi në Londër në Shkurt.

Ish Drejtori Sportiv i Lazio-s pëlqehet për eksperiencën e gjatë në Itali si dhe për faktin se mes kandidatëve – Tare është i vetmi pa kontratë dhe më të klubi kuqezi mund të fillojë ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri. Të zgjedhë trainerin dhe të përcaktojë strategjitë e një merkatoje që nuk mund të llogarisë mbështetjen financiare të Champions. Maldini e kërkoi Taren për të njëjtin pozicion që në vitin 2019 por shqiptari preferoi të vazhdonte me Lazio-n.

Për tu zgjidhur mbeten rinovimet e Mike Maignan dhe Theo Hernandez si dhe vendimet për të ardhmen e Luka Jovic e Tammy Abraham. Një tjetër detyrë për Taren është krijimi i të ardhurave nga të huazuarit. Duke filluar me Pierre Kalulu-Juventus. Me shitjen e Alexis Saelemaekers për të cilin Roma duhet të shpenzojë 25 milionë euro dhe Ismael Bennacer te Marseja. Vendimi për firmën me Taren nuk mund të shtyhet më shumë se pas festës së Pashkëve. Deri atëherë Milan do të zbresë në fushë të dielën ndaj Atalanta’s dhe të mërkurën e ardhshme në derbin e “Coppa Italia” ndaj Inter.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.