Ka ndodhur

Furgoni përplaset me makinën në aksin Lezhë-Milot, tre persona të plagosur

Gazeta Si - Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin rrugor Lezhë-Laç pranë fshatit Markatomaj.

Një furgon mallrash është përplasur me një automjet, ku si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 3 persona, të cilët janë dërguar për mjekim në Spitalin e Lezhës. Njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë dhe u transportua në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Nga përplasja e fortë, furgoni i mallrave dhe automjetin kanë përfunduar në parcelat në anë të rrugës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë