Ka ndodhur

Furgoni përplaset me ‘Benz’-in në Gjirokastër, mes të plagosurve dhe një i mitur

Gazeta Si – Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në lagjen “Punëtore”.

Mësohet se furgoni i linjës Dropull-Kakavijë, që drejtohej nga 45-vjeçari G.D., është përplasur me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga  36-vjeçari A.Sh., 36 vjeç dhe me një autobus që drejtohej nga Th.D., 37 vjeç.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i autobusit G.D., drejtuesi i automjetit “Benz”, A. Sh. dhe djali i tij i mitur, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë