Gazeta Si – Një aksident me 5 të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Leklit-Këlcyrë pak pas mesditës së kësaj të marte.
Sipas policisë, të plagosurit janë dërguar në spitalin e Tepelenës. Ata janë jashtë rrezikut për jetën teksa po marrin trajtimin e duhur në spital.
Ndërkohë si pasojë e aksidentit mes furgonit dhe një mjeti tjetër janë krijuar rradhë kilometrike në të dyja anët e këtij aksi rrugor.
“Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në afërsi të fshatit Kodër janë përplasur mjeti tip furgon me drejtues shtetasin G. F., dhe automjeti me drejtues shtetasin S. O. Si pasojë janë dëmtuar 5 persona, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”, – njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




