Nga Tressie McMillan Cottom* – Nëse do të të duhet të zgjedhësh ndonjëherë të luftosh një ari të uritur apo një bionde me nerva, lufto ariun.
Ky ishte mësimi që mora gjatë pushimeve.
Mora disa javë pushim në fillim të vitit, për të luftuar pneumoninë dhe për t’u përgatitur për sezonin e ri. Qëndrova gjatë shtrirë, lexova revistat që kisha mbledhur më herët dhe kontrolloja ndonjëherë rrjetet sociale.
Kështu, u përplasa me biondet.
Një pjesë e rikuperimit tim përfshinte shikimin e videove në TikTok. Përdoruesit e aplikacionit janë më të rinj se unë, dhe megjithatë unë u bëra pjesë e platformën verën e kaluar, pjesërisht, sepse jap mësim në një seminar pasuniversitar të quajtur “Problemet sociale në shoqërinë e informacionit”. Algoritmi i TikTok e bën të lehtë dashurinë për të. Shfaq në mënyrë të pamëshirshme konstruktet e fshehura të personaliteteve tona. Mund të themi se jemi njerëz seriozë që dëshirojmë të konsumojmë përmbajtje për Mesopotaminë e lashtë, por mënyra se si e ndajmë vëmendjen tonë në të vërtetë zbulon se duam macet, pornografi të butë dhe prap mace. Algoritmi im i TikTok u shërbeu shumë grave të moshës së mesme që donin modën dhe ekspertëve që e shpjegonin këtë.
Unë e gjeta veten duke ëbrë një video TikTok për biondet. Më doli para një video e një gruaja amerikane me flokë bionde dhe rrënjë kafe. Një komentues e kishte akuzuar atë se “ajo ishte brune”. Për ta hedhur poshtë akuzë, ajo pyet mamanë e saj nëse është një “brune natyrale”. “Jo, ti ke lindur bionde”, i thotë mamaja.
Përgjigja ime ndaj kësaj videoje e ishte humoristike si një shembull i një projekti shumëvjeçar për të cilin kam punuar për “bionden” si një nënkuptues racor. Ne përdorim “bjonde” (dhe nëse në një masë më të vogël “brune”) për të sinjalizuar se dikush është i bardhë pa përdorur një term të racializuar si “i bardhë”. Mund të jetë gjithashtu më shumë një tregues i një lloji të personit të bardhë. Kur vajza me rrënjë të dukshme kafe këmbëngul se të kesh flokë bionde në fëmijëri e bën atë një bionde natyrale, ajo thotë diçka që kam dëgjuar ta thonë shumë njerëz. Unë kam qenë gjithmonë në mëdyshje.
Çfarë është kaq e rëndësishme për një tipar gjenetik, saqë dikush do ta përdorte atë për të përshkruar veten shumë kohë pasi shprehja fenotipike e tiparit – flokët e hapur – nuk ekziston më? Ka kuptim të mirëfilltë vetëm nëse me fjalën bionde ajo i referohet diçkaje më shumë sesa flokëve. Të qenit një bionde natyrale duhet t’u japë nder, vlerësim dhe fuqi atyre që mund ta pretendojnë në mënyrë legjitime. Merreni me mend si e përkufizojmë statusin social? Është si një rol ose identitet që u jep nder, vlerësim dhe fuqi atyre që e mbajnë atë në mënyrë legjitime.
Unë i thash ndjekëssve të mi, 15.6 mijë, se do të kthehemi tek subjekti. Ishte gjithashtu pjesë e punës sime. Eseja ime e parë publike që u bë virale u botua në vitin 2013, kur shkrova për Miley Cyrus duke bërë një numër seksualisht provokues me kërcimtaret afro-amerikane në një shfaqje çmimesh. Kjo nuk do të sillte shumë vëmendje sot, por në vitin 2013, Cyrus sapo kishte lënë Disney. Kam shkruar se si Cyrus luajti me racën, performancën dhe gjininë për të nënkuptuar rrezikun. Ajo ese nisi një temë dhjetëvjeçare rreth racës dhe bukurisë që i merr të dyja seriozisht si punë politike, ekonomike dhe kulturore që bëjmë të gjithë ne, zakonisht pa menduar se si e bëjmë atë. Kam shkruar për fuqinë e estetikës së përditshme, Dolly Parton dhe modën politike. Një TikTok që u amplifikua ishte i pamenduar.
Për dy ditë, bionde të vetëquajtuara, më dërguan mesazhe, bënë video për mua dhe më kthyen përgjigje. Një personazh i famshëm TikTok-u kishte inkurajuar ndjekësit e vet që të më raportonin tek “policia” e aplikacionit.
Unë e di se zemërimi ka të bëjë se kritikët e mi janë online. Rrethanat sociale aty të lejojnë të lexosh me hollësi, të nxjerrësh nga konteksti dhe të arrish tek pjesa ku shahesh.
Por kjo nuk e shpjegon reagimin e tyre aq të ndjerë ndaj idesë sime se biondja është një status social. Komentuesit u ankuan se fëmijët e tyre biondë janë thjesht më të bukur me flokë të hapur dhe ata e karakterizuan adhurimin e tyre si një obsesion të natyrshëm dhe të kuptueshëm me rininë. Njerëzit që kanë lindur bionde dhe tani kanë flokë të errët ishin ndër më të zemëruarit. Ata këmbëngulën se të qenit një “bionde natyrale” duhet të ketë më shumë rëndësi se ngjyra e tyre aktuale e flokëve.
Zakonisht njerëzit acarohen kur unë shkruaj për estetikën dhe fuqinë.
Shumica prej nesh e urrejnë idenë se çfarë na tërheq, për shembull, ka ndonjë kontekst politik. Ne e urrejmë të mendojmë se gjërat që na pëlqejnë – si një film western me nënkuptime konservatore – do të thotë diçka. Kjo është çështja e statusit. Të gjithë e duam atë, por nëse e fitojmë, nuk duam që të ketë kuptim. Ne nuk duam të ndihemi keq për të pasur status. Biondet e vërteta më lejuan, sepse, sipas tyre, të qenit bionde duhet të thotë diçka për ta, por jo asgjë për ne të tjerët. Statusi nuk funksionon kështu.
Unë u hoqa për dy ditë nga TikTok-u dhe video kishte 1 mln shikime.
Të jesh e përjashtuar nga një platformë sociale gjigande dhemb pak. Më pas mu bë krenari. Unë nuk jam përjashtuar kurrë më parë! Është diçka marramendëse për një fëmijë që e kaloi gjithë rininë e saj duke pritur që t’i ofronin drogë të paligjshme në një festë vetëm për të zbuluar se unë dukem si një narkomane.
Unë e mbaj përjashtimin me krenari, por e kontestoj humbjen time poshtëruese në duart e biondeve të zemëruara. Unë nuk protestoj nga krenaria por nga serioziteti intelektual. Ne flasim shumë për racën, klasën dhe gjininë në këtë vend. Edhe pse nuk flasim mirë për këtë, diskursi publik i SHBA-së mbi racën dhe pabarazitë e lidhura me të është relativisht i sofistikuar. Mjafton të shikoni rrënimin e Meghan Markle në Mbretërinë e Bashkuar për të parë se ka më të këqij se ne.
Kur njerëzit kanë reagime të mëdha emocionale ndaj pyetjeve rreth disa besimeve të tyre për veten, shpesh është një tregues se statusi po bën punë të padukshme. Kjo e bën kulturën, ekonominë dhe politikën e biondes, mënyrë të shkëlqyer për të menduar se si statusi e merr fuqinë e tij dhe si e përdorim atë fuqi në jetën tonë. Tani po bëjmë një bisedë për kuptimin e vërtetë të biondes që bazohet në kërkime. “Racizmi pa racistë” nga Eduardo Bonilla-Silva, një sociolog në Duke, është një studim klasik mbi strategjitë e kota që përdorim për të folur për racën pa folur drejtpërdrejt për racën. Libri informon mendimin tim për eufemizmat për racën dhe statusin.
Bonilla-Silva argumenton se njerëzit e bardhë kanë një gjuhë brenda grupit për të folur për kategoritë racore, ashtu si të gjitha grupet. Ne mund të përdorim “qytetar” ose “tatimpagues” ose “amerikan” për të folur për grupet racore dominuese, që, në rastin amerikan, do të thotë të bardhë. Ne përdorim gjithashtu “bionde” jo vetëm për të ndërtuar kuptimin e bardhësisë, por edhe për të përshkruar se si arrihet dhe ruhet ajo. Ndonjëherë përdorimi ynë ka të bëjë gjithashtu me gjininë dhe klasën dhe sjelljet e statusit që njerëzit zhvillojnë për të qenë të lexueshme si anëtarë të grupit dominues. Vë bast që nëse imagjinonit një bjonde në ndonjë moment gjatë leximit të kësaj, gruaja që keni fotografuar duket më shumë si Reese Witherspoon sesa Beyonce.
Biondja është shprehi fizike ose fenotip për gjenetikën. Kjo shprehet biond për meshkuj dhe bionde për femrat. Prindërit lumturohen kur fëmija lind biond dhe mërziten kur i ndryshojnë flokët. Disa kërkime zbulojnë se biondet bëjnë më shumë para se sa brunet ( kjo shpjegon dhe “biondet bëjnë më shumë qef”).
Stereotipi i biondes është krijim modern i reklamimit të kulturës së popit. Kuptimi sociopolitik i biondes si gjenetikisht superiore, e dëshirueshme është shumë më e vjetër dhe më e keqe. Shumë kultura kanë një gjuhë për të përshkruar “biond”, por jo gjithmonë përshkruan flokët e hapur. Ndonjëherë ajo përshkruan hijen e lëkurës ose kapitalin ekonomik. Ky është rasti në spanjisht, ku “rubia” mund të nënkuptojë më shumë sesa flokë të hapur.
Ambiciet për të qenë bionde dhe hidhërimi kur nuk e arrijnë “llotarinë gjenetike” është globale. Lexues nga Spanja, Italia, Brazili, Koreja e Jugut dhe Suedia më shkruan për besimet e tyre rreth biondes. Ata ndanë komente thellësisht personale në Instagram, Twitter, adreset e email-eve personale dhe universitetit, kudo që mund të më gjenin, vërtet. Ata donin që unë të dija se sa shumë ka ndikuar në jetën e tyre të mos qenit bionde. Disa përmendën gjyshërit zemërthyer që vajtojnë flokët e errësuar mbi një fëmijë të vogël. Një tjetër kujtoi se ishte një fëmijë hebreje me flokë të zeza, e cila arriti në përfundimin se ajo kurrë nuk mund të ishte mjaft e mirë. Ishte një grua që përdori bionden për të zbutur paragjykimet e mbipeshës. Ka shumë humbje të mbështjella në statusin e biondes. Ndoshta kjo është arsyeja pse të qëndrosh bionde është kaq e shtrenjtë. Procesi mund të jetë gjithashtu i dhimbshëm. Megjithatë, një shumicë dërrmuese e biondeve në botë janë të tillë për shkak të ndërhyrjes kimike.
Mund të më duhet t’ju bind se ia vlen ta konsideroni atë që do të thotë biondja si status social. Unë jam gati për detyrën. Do të flas me shkrimtarë, antropologë, ekonomistë dhe lexues se çfarë do të thotë bionde. Ato mund të na ndihmojnë të kuptojmë dallimet klasore që njerëzit bëjnë për njerëzit që arrijnë bionde nga lyerjet në shtëpi me 10 dollarë kundrejt atyre që paguajnë 1.500 dollarë për të. Ato gjithashtu mund të na ndihmojnë të kuptojmë pse kaq shumë gra në mediat konservatore janë gjithashtu bionde.
Ne të gjithë luajmë lojëra statusi dhe ato gjithmonë kushtojnë diçka. Ndonjëherë mund të jetë e pakëndshme, por për të parafrazuar atë që na thotë reklama e vjetër e L’Oreal për bojën e flokëve, është “sepse ia vlen”.
*Tressie McMillan Cottom është sociologe dhe pedagoge. Burimi: NewYorkTimes/ Përshtati: Gazeta ‘Si’
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.