Bota

Funerali i Ebrahim Raisit i ndarë në tre faza. Sot nis marshimi në Tabriz, turma njerëzish mblidhen në sheshin qendror (foto, video)

Nga Gazeta ‘Si’- Trupi i presidentit iranian Ebrahim Raisi dhe tetë personave të tjerë që humbën jetën pas përplasjes së helikopterit me të cilin po udhëtonin, ka nisur marshimin nga Tabrizi.

Marshimi me trupat e viktimave ka nisur nga Tabrizi, pasi aty ishte edhe vendi i aksidentit. Turma njerëzish janë mbledhur në sheshin qendror në Tabriz për të marrë pjesë në ceremoninë mortore.

Më vonë gjatë ditës së sotme, trupi i Raisit dhe të tjerëve do të dërgohen në qytetin e shenjtë të Qomit, në jug të Teheranit, përpara se të dërgohet në Tehran.Lutjet pritet që t’i drejtojë Ayatollah Khamenei.

Të mërkurën, një ceremoni më e madhe do të zhvillohet në Teheran, me Udhëheqësin Suprem Ayatollah Ali Khamenei që pritet të udhëheqë lutjet dhe personalitete të huaja të pranishëm.

Trupi i Raisit do të dërgohet më pas në Mashhad, qyteti i dytë më i madh i vendit që ndodhet në verilindje, ku ai kishte lindur dhe rritur. Organizatorët në Mashhad thanë se po planifikojnë një varrim “të lavdishëm” të enjten(23 maj) për Raisin në qytetin e shenjtë.

Nga ana tjetër protestuesit kanë shprehur gëzim

Protestuesit iranianë kanë shprehur “gëzim” për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi, i cili u quajt “Kasapi i Teheranit”.

Një student 23-vjeçar, i cili ka marrë pjesë në një sërë protestash, tha: Vdekja e Raisit e ka lumturuar shumë popullin e Iranit. Në rrugë njerëzit shpërndanin ëmbëlsira, i buzëqeshnin njëri-tjetrit. Kjo është shkalla në të cilën ky lajm ka përhapur gëzim në mesin e njerëzve.

Kujtojmë se Irani ka shpallur pesë ditë zie për vdekjen e presidentit dhe ministrit të jashtëm iranian që humbën jetën gjatë përplasjes së helikopterit me të cilin udhëtonin dhe sot do bëhet varrimi i tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë