Ka ndodhur

Fundjavë me trafik të rënduar në Vlorë, radhë të gjata mjetesh edhe drejt Durrësit

Gazeta Si – Edhe kjo fundjavë ka rezultuar me trafik të rënduar në disa zona bregdetare të vendit.

Që në orët e para të mëngjesit, zona e rrethit të Skelës e deri në Radhimë në Vlorë, ka pasur një trafik të rënduar makinash.

Kjo edhe për faktin se qytetarë të shumtë nga vendi, por jo vetëm, i janë drejtuar jugut të Shqipërisë.

Radhët kilometrike kanë bërë që policia rrugore të gjendet në pikat kyçe ku trafiku rëndohet me qëllim menaxhim dhe lehtësim të trafikut.

Temperaturat e larta dhe qëndrimi në trafik bën që makinat të nxehen dhe për të shkuar në aksin rrugor Vlorë-Radhimë, duhen të paktën 40 minuta.

Ndërkohë radhë të gjata mjetesh ka edhe në aksin Tiranë-Durrës, pasi qytetarë të shumtë në kryeqytet kanë zgjedhur të kalojnë të dielën në Durrës.

Trafik raportohet se ka pasur edhe në zonën e Shëngjinit në Lezhë, ku me dhjetëra automjete kanë qëndruar në radhë në pritje të qarkullimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë