Dy pikë diferencë dhe 11 javë për tu luajtur. Barcelona është përpara 2 pikë nga Real Madrid: Liga e vërtetë fillon pikërisht tani me sfidën në distancë mes gjigantëve të Spanjës, të cilat i pret një tour de force që do të nxjerrë fitues, atë që do të ketë më shumë energji të mbetur. Askush nuk duket se ka avantazh në aspektin e kualitetit. Barcelona ka kaq shumë lojtarë të tepërt sa po mendon ti përfshijë në shkëmbime merkato, ndërsa Zidane po mendon të alternojë një skuadër A dhe një B sipas vështirësisë së ndeshjes.
Barça do të bëjë debutimin e saj post Covid këtë mbrëmje në orën 22 në Mallorca. Në tredhëmbëshin e sulmit, me Messi e Griezmann, do të jetë danezi Braithwaite me Suarez në dispozicion. Për numrin 10 më të rëndësishëm në botë ka një motivim më shumë: fitorja për të shtatën herë e Trofeut Pichichi, për golashënuesin më të mirë. Aktualisht është në kuotën 19 gola, plus 5 ndaj Benzema.
Real do të zbresë në fushë nesër pasdite vonë kundër Eibar, duke njohur rezultatin e rivalëve të tyre. Risia qëndron tek stadiumi: “Alfredo Di Stefano” në Veldebebas, për shkak se Bernabeu është nën rikonstruksion. Zidane po mendon, për këtë sfidë, të luajë me Isco në mbështetje të Benzema dhe Hazard.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




