Ftesa për bashkëpunim e kryeministrit Edi Rama në një studio televizive që u pasua më pas me të njëjtat mesazhe në disa takime elektorale u refuzua me po aq herë nga kryetari i opozitës, Lulzim Basha.
Rama ftoi Bashën për bashkëpunim, (me kushtin që të shkëputej nga Berisha dhe Meta) duke sqaruar më pas se ftesa e tij nuk nënkuptonte bashkëqeverisje, ndërsa Basha i përgjigjej vend e pa vend në çdo takim elektoral se qeveri me Ramën nuk ka.
Ftesa me nota diversioni për të bashkëpunuar me njeriun ”që është i paaftë për të qeverisur” dhe përgjigja gjithë komplekse e Bashës nuk është as e para dhe as e fundit e këtij lloji.
Qeveria e Stabilitetit e Ylli Bufit (11 qershor – 6 dhjetor 1991)
Ylli Bufi – kryeministër (PS)
Gramoz Pashko – zëvendëskryeministër dhe ministër i Ekonomisë (PD)
Zyhdi Pepa – zëvendëskryeministër (PS)
Muhamet Kapllani – ministër i Punëve të Jashtme (PS)
Teodor Kareco (17 qershor) – sekretar i përgjithshëm (PR)
Perikli Teta – ministër i Mbrotjes (PD)
Bajram Yzeiri – ministër i Rendit Publik (PS)
Shefqet Muçi – ministër i Drejtësisë (PSD)
Genc Ruli – ministër i Financave (PD)
Drini Mezini – ministër i Burimeve Minierave dhe Energjetike (PS)
Jordan Misja – ministër i Industrisë (PD)
Vilson Ahmeti – ministër i Ushqimit (PS)
Nexhmedin Dumani – ministër i Bujqësisë (PS)
Fatos Nano (Ylli Çabiri, 17 qershor 1991) – ministër i Lidhjeve Ekonomike me Jashtë (PS)
Agim Mero – ministër i Tregtisë së Brendëshme dhe Turizmit (PD)
Emin Musliu – ministër i Ndërtimit (PD)
Fatos Bitincka – ministër i Transporteve (PR)
Maqo Lakrori – ministër i Arsimit (PS)
Sabit Brokaj – ministër i Shëndetësisë (PS)
Preç Zogaj – ministër i i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (PD)
Leontjev Çuci – sekretar Shteti për Ekonominë (PS)
Resmi Osmani – sekretar Shteti për Bujqësinë (PA)
Paskal Milo – sekretar Shteti për arsimin (PSD)
Alfred Karamuço – kryetar i Komisionit të Kontrollit të Shtetit (PR)
Petrit Skënde – kryetar i Komitetit të Shkencës dhe Teknikës
Historia politike ka njohur shumë, rreth 60 të tilla qysh prej vitit 1991 kryesisht me liderëve kryesore politike firmosur nëpër tavolina jashtë institucioneve herë si “produkte” shqiptarë dhe herë ndërkombëtare.
Thuajse të gjitha marrëveshjet e derisotme kanë qenë afatshkurtra dhe për pasojë edhe produkti.
Marrëveshjet me jetëgjata mes PD e PS që shtrihen deri në një mandat qeverisës rezultojnë të jenë pak si marrëveshja për drejtimin e KLSH nga opozita në vitin 1997, marrëveshja për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë në vitin 2004, e përsëritur në vitin 2015, ajo për zgjedhjen e Avokatit të Popullit në vitin 2011 dhe një vit më pas (2012) për zgjedhjen e Kryeprokurorit.
Ajo që nuk ka gjetur asfare zgjidhje deri me sot është marrëveshja e vitit 2014 mes PS dhe PD për kthimin dhe kompensimin e pronave që nuk pati rezultat konkret.
Ende sot partitë bëjnë fushatë në emër të zgjidhjes së kësaj çështje.
Marrëveshje të imponuara nga koha dhe kryesisht interesat e dy partive kryesore ne vend ka qenë ajo për ndryshimet Kushtetuese e vitit 2008, në të njëjtin vit një tjetër pakt për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe një vit më pas 2009 marrëveshja (PD-LSI) për liberalizimin e vizave
Në historikun e pakteve një rol kryesor dhe domethënës ka pasur edhe ndërhyrja e ndërkombëtarëve, që në të gjitha marrëveshjet e derisotme ka rezultuar pozitive. Zgjedhja e Presidentit Alfred Moisiu në vitin 2002 me votat e PS-PD ishte me “bekimin“ e ndërkombëtarëve.
Kontributi i të huajve u pa edhe tek një tjetër marrëveshje PS-PD ajo e vitit 2012 për ndryshimet kushtetuese lidhur me imunitetin e deputetit, si dhe marrëveshja tjetër e rëndësishme për dekriminalizimin një proces i iniciuar nga opozita që mori një shtysë të fortë nga ndërkombëtarët në vitin 2015.
Një tjetër marrëveshje e nxitur nga ndërkombëtarët deri në moment të fundit ishte edhe miratimi me sukses i reformës në drejtësi e vitit 2016.
Ajo kaloi me votat e të gjitha palëve. Megjithatë për këtë çështje ende sot ka debat mes partive politike për mënyrën se si po implementohet.
Marrëveshjet politike mes liderësh njohin edhe katër bashkëqeverisje jo të gjata në kohë. Marrëveshja e parë për bashkëqeverisje është ajo e qeverisë së Stabilitetit e drejtuar nga Ylli Bufit në vitin 1991 që zgjati gjashtë muaj.
E pason një tjetër qeveri në të njëjtën vit vetëm katër muaj e drejtuar nga Vilson Ahmeti.
Qeveria Teknike e Vilson Ahmetit (18 dhjetor – 13 prill 1991)
Vilson Ahmeti – kryeministër
Abdyl Xhaja – zëvendëskryeministër dhe ministër Burimeve Minierave dhe Energjetike
Zyhdi Pepa – zëvendëskryeministër dhe ministër i Bujqësisë
Ilir Boçka – ministër i Punëve të Jashtme
Gjergj Konda – ministër i Ekonomisë
Alfred Moisiu – ministër i Mbrojtjes
Vladimir Hysi – ministër i Rendit Publik
Kudret Çela – ministër i Drejtësisë
Robert Çeku – ministër i Financave
Iljaz Mehmeti – ministër i Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore
Ylli Çabiri- ministër i Lidhjeve Ekonomike me Jashtë
Robert Gjini – ministër i Tregtisë së Brendëshme dhe Turizmit
Luigj Aleksi – ministër i Ndërtimit
Ilir Mati – ministër i Transporteve
Alfred Pema – ministër i Arsimit
Vath Koreshi – ministër i i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Kristo Pano – ministër i Shëndetësisë
Ylli Memisha – kryetar i Komisionit të Kontrollit të Shtetit
Petrit Skënde – kryetar i Komitetit të Shkencës dhe Teknikës
E treta ishte qeveria e Pajtimit Kombëtar e drejtuar me sukses nga i ndjeri Bashkim Fino që zgjati katër muaj (kryesisht me kontributin e të huajve).
Qeveria e Pajtimit Kombëtar (11 mars 1997 – 24 korrik 1997)
Kryeministër - Bashkim Fino i PS
Ministër i Brendshëm – Belul Çelo i PD
Ministër i Mbrojtjes –Shaqir Vukaj i PS
Ministër i Punëve te Jashtme –Arjan Starova i Partisë së Bashkimit Socialdemokrat.
Ministër i Financave –Arben Malaj i PS.
Ministër i Drejtësisë –Spartak Ngjela i Partisë Lëvizja e Legalitetit.
Ministër i Privatizimit –Eduard Ypi i PD.
Ministër i Shëndetësisë dhe Ambientit –Astrit Kalenja i Partisë së Ballit Kombëtar.
Ministër i Arsimit te Larte dhe Kërkimeve Shkencore –Myqerem Tafaj i PD.
Ministër i Arsimit dhe Sporteve –Luan Skuqi i PD.
Ministër Bujqësisë dhe Ushqimit- Haxhi Aliko i PSD.
Ministër i Burimeve Minerare dhe Energjetike –Kastriot Shtylla i Partisë Republikane.
Ministër i Industrisë, Transportit dhe Tregtisë –Foto Lluka i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e njeriut.
Ministër i Kulturës, Rinise dhe Gruas –Engjëll Ndocaj i Partisë Demokristiane.
Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale –Elmaz Sherifi i PS.
Ministër i Punëve Publike, Rregullimit te Territorit dhe Turizmit –Vasillaq Spaho i Partisë Republikane.
Sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave –Ekrem Kastrati i PD.
Sekretar Shteti në Ministrinë e Brendshme –Lush Përpali i PS.
Sekretar Shteti në Ministrinë e Mbrojtjes –Ali Kazazi i PD.
Sekretar Shteti ne Ministrinë e Punëve të Jashtme –Pavli Zëri i PSD.
Dhe një tjetër marrëveshje ajo e Majit 2017 për një qeveri tranzitore (me gjashtë ministra të PD dhe një zv-kryeministër) që zgjati vetëm vetëm pak muaj, deri në muajin gusht të atij viti.
Marrëveshja e fundit mes palëve ishte ajo e 5 qershorit për Kodin Zgjedhor.
Një studim i Institutit të Studimeve Politike për këtë çështje tregon se deri me tani janë mbi 60 marrëveshje politike, kur për thuajse gjysmën e tyre janë angazhuar ndërkombëtarët.
Roli i tyre vijon të mbetet kyç për vendin tonë sa kohë që ende në vend ekziston mosbesimi mes palesh dhe mungesa e liderve të fortë për të marrë vendime të rëndësishme në momente kyç për vendin.
Asnjë prej marrëveshjeve të sotme nuk ka qenë me pasoja afatgjata apo që të ketë sjellë një produkt konkret per vendin, përjashto reformën ne drejtësi, por qe edhe ajo gëlon nga debati.
Në historikun e marrëveshjeve rendit pa fund marrëveshje për emërime individësh, ndryshime të Kodit Zgjedhor që gjithnjë më pas kanë ndryshuar më të tjera si dhe arnime të Kushtetutës.
Të vetmet procese historike për vendin si anëtarësimi në NATO apo liberalizimi i vizave vijojnë të mbeten domen i vetëm njërës palë politike. N.P
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.