Gazeta Si- Një 44-vjeçar është arrestuar në Patos për armëmbajtje pa leje. Sipas policisë së Fierit, ai i kishte fshehur në banesë pistoletën dhe municionin luftarak. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar nga autoritetet arma e zjarrit, krehri dhe fishekë të saj.
“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, se një shtetas fshihte në banesën e tij, armë dhe municion luftarak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Poseduesi”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë 44 vjeçari. Nga kontrollet në banesën e tij në Patos, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak për të”, thuhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




