Ka ndodhur

Fshihej në një vend të improvizuar në banesë, arrestohet 52-vjeçari i dënuar me 8 vite burg për drogë

Gazeta Si – Një 52-vjeçar është arrestuar në Krujë, pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim bimësh narkotike. Sipas policisë, I.K., strehohej në një ambient të improvizuar në banesën e tij ku fshihej.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia ka konstatuar poshtë mobiljeve të kuzhinës, një derë me shkallë zbritëse në një dhomë të nëndheshme, të cilën 52-vjeçari i ndaluar, e përdorte për t’u fshehur.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi në vitin 2020 ka 200 kultivuar bimë në Njësinë Administrative Nikël.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë