Futboll

FSHF: Vllaznia-Partizani dhe Skënderbeu-Kukësi, luhen pa tifozë

Nga frika e koronavirusit, dy ndeshjet e Kategorisë Superiore Vllaznia-Partizani dhe Skënderbeu-Kukësi, do të luhen pa tifozë. FSHF dhe qeveria kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të mbyllur ndeshjet e javës së 26 dhe më pas pritet të mësohet sesi do të procedohet me ndeshjet e dy javëve të ardhshme, pasi qeveria ka urdhëruar që ndalesa do të jetë deri më 3 prill.

Njoftimi:

“Njoftim nga Federata Shqiptare e Futbollit lidhur me aktivitetin futbollistik. Komiteti i Emergjencës në Federatën Shqiptare të Futbollit është mbledhur ditën e sotme për të vlerësuar situatën pas  të urdhërit nr. 132, dt. 8/3/2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lidhur me pezullimin e aktiviteteve sportive dhe sociale në vend.

Komiteti i Emergjencës vlerësoi se duke qenë se katër ekipet janë grumbulluar tashmë respektivisht në Shkodër (Vllaznia-Partizani) dhe Korçë (Skënderbeu – Kukësi), të vijojë me zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve të javës së 26-të të Kategorisë Superiore, me dyer të mbyllura.

Komiteti i Emergjencës në FSHF, i kërkon Këshillit të Ministrave një takim për të diskutuar në detaje lidhur me vijimësinë e aktiviteteve futbollistike në vend.’’


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë