Gazeta Si – Më 15 maj Federata Shqiptare e Futbollit do të nisë kursin për zbuluesit e talenteve të futbollit, apo siç quhen ndryshe, sakutët futbollit. Një risi kjo nga institucioni që drejton futbollin, që do të japë licencat e para këtë vit për ata që duan ta ushtrojnë këtë profesion.

Kursi do të drejtohet nga Sektori i Edukimit në FSHF. Më parë, përveç kurseve të ndryshime të trajningut me licencat përkatëse, FSHF ka organizuar edhe kurse për përgatitës atletik, apo kurse për videoanalistë. Janë profesione që në futbollin modern janë të domosdoshëm për një klub futbolli.
Tashmë edhe ata që dëshirojnë të punojnë me klubet e futbollit në Shqipëri si zbulues talentesh mund ta ushtrojnë këtë profesion, pasi të jenë pajisur me licencën e nevojshme. Kursi, sipas njoftimit të FSHF-së, do të jetë i ndarë në tre periudha dhe mbyllet më 1 qershor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




