Futboll

FSHF vendos për datat e ndeshjeve të Kupës dhe Superkupës së Shqipërisë

Gazeta Si – Pasi ka përcaktuar datat e ndeshjeve për Superioren dhe Kategorinë e Parë deri në fund të këtij viti kalendarik, Komisioni i Garave në FSHF ka përcaktuar edhe datat e ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë, të vlefshme për turin e 1/16-ve.

Të gjitha ndeshjet e këtij turi do të zhvillohen më 6 dhjetor, në orën 13:00. Kjo fazë është me eliminim direkt dhe ekipet që fitojnë kalojnë në fazën tjetër të Kupës.

Është vendosur edhe data kur do të luhet Superkupa e Shqipërisë, që tashmë është bërë traditë të luhet në dimër. Partizani kampion në fuqi do të ndeshet me Egnatian fitues të Kupës së Shqipërisë më 20 dhjetor, në stadiumin ‘Air Albania’, ora 19:00.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë