Futboll

FSHF, shkresë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë: Lejoni tifozët e vaksinuar në stadium

Me një shkresë zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, njëkohësisht dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve, të lejojë hapjen e dyerve të stadiumeve në vend me kapacitet të plotë për personat e vaksinuar.

Kjo kërkesë zyrtare bëhet në kuadër të ndeshjeve të klubeve shqiptare në Ligën e Konferencës, si dhe për dy ndeshjet kualifikuese që Kombëtarja do të luajë në shtator ndaj Hungarisë dhe San Marinos. Sipas FSHF-së, me anë të bashkëpunimit dhe kujdesit maksimal, nuk rrezikohet jeta e njerëzve dhe si shembull merret Euro 2020 dhe ndejkja e ndeshjeve në sheshin “Skënderbej” nga mijëra sportdashës.

Kerkesa e FSHF-se drejtuar Manastirliut. Gazeta Si, 26 korrik 2021

“Ju drejtohemi me këtë kërkesë për lejimin spektatorëve në stadium me kapacitet të plotë, paraprakisht për klubet tona në kompeticionet europiane, por edhe për ekipin tonë kombëtar në ndeshjet deçizive të shtatorit. Përtej të gjitha masave rigoroze të protokollit të rikthimit në lojë të UEFA-s dhe për të ruajtur sigurinë dhe shëndetin e lojtarëve dhe spektatorëve, FSHF do të marrë masa që në stadium të hyjnë vetëm personat e vaksinuar”, – shkruhet në kërkesën e FSHF-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë