Kukësi kërkoi dje me një shkresë zyrtare shtyrjen e ndeshjes me Dinamon, – e programuar për më 15 janar, në stadiumin e Elbasanit, – pasi 10 pjesëtarë të skuadrës veriore kanë rezultuar pozitivë në testet e fundit.
Sot është bërë me dije se FSHF-ja e ka pranuar kërkesën e klubit kuksian dhe ndeshja do të luhet mesjavën e ardhshme, jo në Elbasan, por në stadiumin e Kukësit, që ka përfunduar punimet dhe është gati. Një fakt ky që lë dyshime dhe për kërkesën e Kukësit, që duket se ndeshjen e parë të 2022-shit ka dashur ta luajë në shtëpinë e re.
E dëmtuar në këtë rast del Dinamo, që nuk ka qenë dakord me shtyrjen. Kukësi kthehet në stadiumin e tij pas dy vjetësh shtegëtim sa në një fushë në tjetrën. Më 19 janar do të bëhet inaugurimi i impiantit të ri në ndeshjen me Dinamon.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




