Pandemia e COVID-19 ka patur një ndikim të gjerë në jetën e përditshme, përfshirë sportin në të gjithë botën. Ndërsa shumë vende fillojnë të dalin nga kjo situatë, përqendrimi ngadalë po kthehet në rifillimin e garave të futbollit që janë prekur nga virusi.
Ditën e sotme, organi më i lartë i futbollit në vend, ka bërë një njoftim tepër të rëndësishëm, teksa zbulon se nga qershori, skuadrat do mund të bëjnë 5 zëvendësime. Një propozim ky i FIFA-s që do të aplikohet edhe në Shqipëri.
Organizatorët e garës kanë detyrimin nëse do të zbatojnë apo jo këtë ndryshim të përkohshëm. IFAB dhe FIFA do të përcaktojnë në një fazë të mëvonshme nëse kjo mundësi do të zgjasë, për shembull, në garat që do të përfundojnë në 2021.
Ndryshimet:
Numri i zëvendësimeve
-Garat zyrtare
Numri i zëvendësimeve, maksimumi deri në pesë, e cila mund të përdoret në çdo ndeshje të luajtur në konkurrim zyrtar do të përcaktohet nga FIFA, Konfederata ose Federata kombëtare përveç garave të meshkujve dhe femrave duke përfshirë ekipet në kat. 1 dhe 2 si dhe ekipet kombëtare A ku maksimumi i zëvendësimeve është tre.
-Ndryshimi i përkohshëm:
Organizatorët e garës kanë mundësinë të aplikojnë nga sa vijon:
• Gjatë ndeshjes, secili ekip:
• mund të përdori një maksimum prej pesë zëvendësimesh
• ka maksimumi tre ndalesa zëvendësimi *
• mund të bëjë zëvendësime në pushimin ndërmjet dy pjesëve
Kur luhet kohë shtesë (p.sh. në ndeshjet e kupës), secili ekip:
mund të përdorë një zëvendësues shtesë(një të gjashtë, pavarësisht nëse skuadra ka përdorur numrin maksimal të zëvendësuesve)
• ka një ndalesë shtesë zëvendësimi(një të katërt, pavarësisht nëse skuadra ka përdorur numrin maksimal të ndalesave të zëvendësimit)
• mund të bëjë zëvendësime shtesë:
* Në periudhën para fillimit të kohës shtesë
* Në periudhën ndërmjet dy kohëve shtesë
Nëse një ekip nuk ka përdorur numrin e tij maksimal të zëvendësuesve ose ndalesave të zëvendësimit, zëvendësimet dhe ndalesat e papërdorura mund të përdoren në kohë shtesë.
Kur të dy ekipet bëjnë një zëvendësim në të njëjtën kohë, kjo do të llogaritet si një mundësi zëvendësimi e përdorur për secilin ekip.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




